TIRANE- Ka shkuar në tre numri i të arrestuarve në lidhje me ngjarjen e ndodhur të dielën, ku mjeti tip ‘BMW X 6’ nuk iu bind patrullës së policisë për të ndaluar e më pas u përplas me murin e një banese. Burime nga policia e Tiranës bënë me dije se ngjarja ndodhi në rrugën ‘Sami Frashëri’.

Të njëjtat burime theksuan se pasi tentuan të largoheshin nga vendngjarja, u arrestuan Bektash Muka, 25 vjec, banues në Tiranë, i cili drejtonte mjetin, Valmir Fazliu, 27 vjec, banues në Kosovë si dhe Vilson Laçi, 24 vjec, banues në Kukës. Ndëkohë blute ka publikuar edhe videon e momentit që BMW përplas makinën e policisë. Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në automjet (në një çantë dore ) u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e markës “Glock” dhe një krehër me 11 fishekë.

NJOFTIMI
Lidhur me ngjarjen e ndodhur në rrugën “Sami Frashëri” ku shërbimet e policisë “Shqiponjat” i kanë bërë me shenjë për të ndaluar mjetit me targa AA 858 NS por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të policisë dhe ka vazhduar rrugën me shpejtësi ku për pasojë mjeti me të dhënat e mësipërme në rrugën “Prokop Mima” është përplasur me një mur rrethues të një banese ju informojmë se: Pas ndjekjes nga policia është bërë kapja dhe arrestimi i shtetaseve të më poshtëm të cilët edhe pas përplasjes së automjetit me murin rrethues tentuan të largoheshin me vrap.
Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit
• Bektash Muka, 25 vjec , banues në Tiranë,
• Valmir Fazliu, 27 vjec, banues në Kosovë, dhe
• Vilson Laçi, 24 vjec, banues në Kukës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet (në një çantë dore ) u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e markës “Glock” dhe një krehër me 11 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë për veprat penale të parashikuara nga Nenet 278, 242, 150 për shtetasin B.Muka dhe nenet 300 e 242 për (V.Laçi dhe V.Fazliu) të Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: