TIRANË- Një i ri i ka shkruar ish-kryeministrit Sali Berisha duke i kërkuar ndihmë pas një atentati ndaj tij në korrik të vitit të kaluar. I riu, i prezantuar si Ylber Gjinaj nga Fushë-Arrëzi thotë se vitin e kaluar i është bërë atentat nga dy vëllezër por fatmirësisht ka shpëtuar. Ai është detyruar të largohet jashtë vendit pasi sipas tij autorët e atentatit kanë lidhje familjare me shefin e Komisariatit të Policisë së Pukës. Ai akuzon policinë dhe prokurorinë se nuk e kanë hetuar këtë ngjarje. Personi në fjalë thotë se ka marrë edhe një video nga policia ku shfaqet momenti i atentatit ndaj tij.

Denoncimit të tij i bashkohet edhe Berisha i cili thotë se kjo tregon qartë fshehjen e vrasësve nga çunat e krimit.

STATUSI I BERISHËS

Video tronditëse e një atentati, marrë nga policia Pukë, që dëshmon:

-fshehjen e vrasësve nga çunat e krimit. Viktima që u shpëtoi plumbave informon sa vijon:

“Mirëmbrama Zoti Sali Berisha. Jam Ylber Gjinaj, banor i qytetit të Fushë Arrëzit të Pukës. Vjet me esht ba nje Tentativ Vrasje nga dy vllezer po fatmirsisht zoti madhe e kam shpetuar !pasi kam mundsuar vidjon ta marr nga ambjentet e policis Se Pukes Me “Shoqeri” dua ndimen tende pasi polocia e pukes dhe prokuroria as qe e kan vendosur uijt ne zjarr per ket ngjare madje jam dytiruar un te largohem jashte vendit pas personat se donin te ralizonin vrasjen kan lidhje familjare me shefin e komisariatit te policis se pukes Hamdi Shullanin.”

Te dashur miq, kjo eshte nje indiference kriminale, aleance e qarte e policise me vrasesit. Une i bej thirrje prokurorise se pergjithshme te nise hetimin per ndeshkimin e krimineleve dhe bashkepuntoreve te tyre ne zyrat e shtetit.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/706301519530758/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

VIDEOJA

Megjithëse është natë, nga pamjet e kamerave duket se si djali po vjen me një makine tip “Audi” dhe ndalon, kur befas pas tij vjen një makinë tip Mercedes ­Benz. Nga makina e dytë dalin dy të rinj me armë, ku njëri prej të cilëve duket se si e mbush pistoletën dhe qëllon dy herë ndaj djalit. Fatmirësisht objektivi i atentatit arrin të shpëtojë dhe i jep gaz makinës duke u larguar.

Por përveçse nuk arrijnë dot të realizojnë vrasjen, dy personat me sa duket nga emocionet, harrojnë të vendosin frenat e dorës te makina e tyre. Për pasojë në momentin që objektivi i atentatit largohet, njëkohësisht “largohet” edhe makina e tyre. Ajo bie në humnerë prej gati 50 metrash duke u shkatërruar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb