PANAMA-Ajo mban akoma pampers dhe ka prej pak kohësh që ka filluar të ecë në pozicion normal, por duket që muzikën e ka në gjak dhe në rrugët e Panamasë, baby balerina i mahnit të gjithë.

Vogëlushja e cila ecën zbathur dhe kërcen si të jetë një gjë e natyrshme për të, hedh këmbët në ritmet latine të një kënge të Netino Vargas.

Videoja e kërcimit të saj ka bërë për vete webin dhe më shumë se 3 milion e 700 mijë i kanë bërë like dhe share. Nëse vërtetë e ka muzikën në gjak, fati i kësaj vogëlusheje është i përcaktuar.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb