Një shtyllë korrenti ka marrë flakë, në zonën e ish-Stacionit të Trenit, në Tiranë, duke shkaktuar panik te qytetarët.

Në videon që siguron për redaksinë e “BalkanWeb” operatori Ervin Daja, shihet momenti i frikshëm, kur shtylla e korrentit shpërthen në flakë e shkëndija në mes të rrugës, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Në video shihet se numri i qytetarëve që kalojnë në rrugë është jo i vogël, ashtu si dhe numri i makinave. Kjo ka bërë që policia të ndërhyjë menjëherë, për të shmangur një tragjedi të mundshme, duke bllokuar rrugën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb