Kapiteni i Kombëtares Ansi Agolli nuk u grumbullua nga Panucci në sfidën miqësore që Shqipëria luajti kundër Norvegjisë më 26 mars, pasi trajneri italian mendon se ka ardhur koha për të gjetur zëvendësuesin e 35-vjeçarit.

Pavarësisht këtij fakti Agolli nuk e ka humbur besimin në vetvete dhe këtë e ka treguar në sfidën e fundit që luajti me ekipin e tij, Qarabak, në kampionatin azer. Kapiteni kuqezi dhuroi asistin për golin e vetëm të shënuar nga Riçard në minutën e 57-t kundër Keshla.

Pavarësisht se takimi përfundoi me shifrat 1-1, ky episod vërtetoi edhe një herë se mosha është një numër për Agollin.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb