Ndërkohë që Kombëtarja është në prag të miqësores ndaj Norvegjisë që do të zhvillohet të hënën, disa lojtarë që nuk janë thirrur nga Panuçi vazhdojnë të luajnë me ekipet e tyre dhe të shënojnë.

Njëri prej tyre është edhe Valon Ahmedi. Mesfushori që luan me Mariborin në Slloveni u thirr për herë të parë në Kombëtare nga Panuçi dhe ka zhvilluar dy takime deri tani me përfaqësuesen. Gjithsesi trajneri italian vendosi të mos e e grumbullonte 23-vjecarin për takimin miqësor ndaj Norvegjisë.

Ahmedi ka treguar klasin e tij në miqësoren që Maribori ka fituar ditën e sotme përballë Sturm Grazit. Takimi përfundoi 1-2 dhe Ahmedi shënoi golin e parë të ekipit slloven. Një gol shumë i bukur i shënuar nga goditja e dënimit. /PanoramaSport – http://www.panorama.com.al/sport/video-panuci-e-la-jashte-kombetares-mesfushori-shenon-supergol-nga-goditja-e-denimit/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: