Nuk ka fitues në derbin e Madridit, në fund pas barazimit 1-1 feston vetëm Barcelona që i afrohet gjithnjë e më shumë kreut, me vetëm tre pikë diferencë, por me një ndeshje më shumë. Atletico Madrid dështon sërish të bëjë hapin e madh, të nis arratinë në La Liga pas një ndeshje ku e nisën me gol që në minutën e 15-të me të përhershmin Luis Suarez. Ekipi i Colo Simeone kishte mundësi të mbylltë më herët këtë derbi po Correa e Suarez nuk u treguan të saktë në finalizim.

Atëherë kur gjithçka po shkonte drejtë fundit, në minutën e 88-të Karim Bezema barazoi shifrat në 1-1 duke e bërë akoma më të bukur garën për titulli në Spanjë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb