Barazim 1-1 mes Dinamos dhe Vllaznisë në “Elbasan Arena”, në takimin e javës së shtatë të elitës. Në minutën e 20-të, Lorran provoi të zgjidhë ndeshjen me një goditje nga distanca, por topi nuk shkoi në portë. Pak më pas, Vila pati një mundësi, gjithsesi nuk u koordinua si duhet me kokë.

Shkodranët ngacmuan portën e kundërshtarit në fundin e fraksionit të parë me Malën, i cili s’konkretizoi si duhet. Loja ishte mjaft e vakët, me skuadrat që u kujdesën shumë për të mos pësuar.

Pjesa e dytë nisi në mënyrë perfekte për të besuarit e Migen Memelli. Balaj realizoi gol nga pika e bardhë e penalltisë, 11-metërsh ky i shkaktuar nga portieri Rexhepi, pas një ndërhyrje ndaj Grudës. Dinamovitët nuk u dorëzuan dhe u shpërblyen për insistimin. 5 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Bardhi riktheu baraspeshën.

Skuadra e drejtuar nga Luigi di Biagio mbylli ndeshjen me një lojtar më pak. Zabërgja u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, në minutën e 90-të.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: