Vllaznia priste Laçin në “Loro Boriçi” në një prej takimeve më interesante të javës së 19-të. Kuqeblutë dhe bardhezinjtë vinin në këtë përballje pas sukseseve në javën e shkuar, çka tregonte dhe formën e mirë të dy skuadrave.

Momentin e parë të mirë për shënim e kanë miqtë, kur në minutën e 22-të gjuajtja e Grecës kalon ngjitur me shtyllën e Sherrit. Gjashtë minuta nga fundi, ekipi i Cungut ka rastin më të mirë për të shënuar, por kryegolashënuesi i superligës, Nuabueze, gjuan keq ndonëse është i vetëm përballë portierit.

Në pjesën e dytë ka më shumë Vllazni në fushë. Malota nuk arrin të devijojë drejt rrjetës në të 58-ën, ndërsa në tribunë situata tensionohet pas protestave të Jonuz për një prekje të topit me dorë nga kurbinasit. Lumë shishesh drejt kryesorit Meta, që ndëshkon me të verdhë teknkun e kuqeblubve.

Tifozët shkodran on Vidnews.

Dhjetë minuta nga fundi i kohës së rregullt, Vllaznia krijon rastin më të mirë për shënim, por Stazhilla bën mrekullinë në gjuajtjen me kokë të Gilman Likës, topi i grushtuar nga moldavi i Kukësit gjen shtyllën dhe rikthehet në lojë.

Shtylla Vllaznia on Vidnews.

Do të ishte dhe rasti i fundit për kronikë, me Vllazninë dhe Laçin që ndajnë nga një pikë në këtë përballje. Kurbinasit ngjiten në vendin e katërt me 29 pikë, ndërsa Vllaznia në të shtatin me 27 pikë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb