Pronarja e banesës me qira ku ndodhi krimi i rëndë në Elbasan, ku Ramis Mici vrau bashkëjetuesen e tij, Jetlira Elezi, ka treguar se si e mësoi ngjarjen.

Leme Zdrava tha në një intervistë për gazetarin Fatmir Popja se 5 ditë më parë në shtëpinë e tyre ka ardhur policia, ndërsa viktima kishte kërkuar urdhër mbrojtje.

“Ata jetonin në kat të dytë, secili dhomë më vete. Ai erdhi si fillim i pari në shtëpi, e dha qiranë. Më pas erdhi zonja. Ndenjën mirë, nuk kishin probleme. Nuk kishin asnjë problem. Me pas erdhi policia, aty mësova se kishte marr urdhër mbrojtje. Me tha se do ikte. Unë nuk i mora lekë më se më erdhi keq, pasi e pashë me një vajzë. Ajo punonte me dy turne, ishte e urtë. Ajo do ikte sot nga kjo shtëpi, se tha që vajzën e kishte afër me shkollë atje ku punonte.”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb