Argjentina fitoi me shifrat 3-0 ndaj Hondurasit në një ndeshje miqësore, në prag të përgatitjeve të Botërorit të Katarit që do të ngrejë siparin në muajin nëntor.

Për kombëtaren “Albiceleste” ka shënuar dy herë Lionel Mesi në minutën 45+2′ me penallti dhe në minutën 69′, ndërsa golin e parë të takimit e realizoi sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez në minutën e 16′.

Ajo që ra më shumë në sy në këtë duel, ishte supergoli i shënuar nga Mesi. Ylli i PSG-së nuk di të ndalë “magjitë” e tij, teksa me një parabol ka shtangur portierin e Hondurasit dhe duke e dërguar topin në fundin e rrjetës. Ky gol u bë menjëherë viral dhe po bën xhiron e rrjetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb