Dy nga ndihmësit e tij nxituan të fshinin çdo gjurmë të Kim Jong Un menjëherë pas takimit të udhëheqësit të Koresë së Veriut me presidentin rus Vladimir Putin në Kinë.

Dy ndihmësit e Koresë së Veriut u kapën në kamera duke fshirë me kujdes çdo pikë që Kim preku për të parandaluar çdo akses në ADN-në e tij.

Udhëheqësit e Koresë së Veriut dhe Rusisë u takuan të mërkurën (3 shtator) pas një parade të madhe ushtarake në Pekin.

Në videon e postuar në Telegram nga gazetari i Kremlinit, Alexander Yunasev, dy anëtarë të stafit shihen duke lëmuar me ankth pjesën e pasme të karriges ku ishte ulur Kim dhe duke e çuar gotën e tij në një tabaka.

Një asistente e hodhi shpejt gotën, ndërsa një asistent mashkull kaloi rreth një minutë duke fshirë karrigen, dekorimet përreth dhe mobiljet me një leckë përpara se të largohej.

“Pas negociatave, stafi që e shoqëronte shkatërroi me kujdes çdo gjurmë të pranisë së Kim”, raportoi gazetari rus Alexander Yunashev në kanalin e tij në Telegram, Yunashev Live.

“Ata morën gotën nga e cila ai po pinte, fshinë tapicerinë e karriges dhe pjesët e mobiljeve që preku udhëheqësi korean.”

Nuk është e qartë nëse Kim urdhëroi dezinfektimin mjeko-ligjor për shkak të frikës nga shërbimet sekrete të Putinit apo nga kinezët, por diktatori i Phenianit nuk është i vetmi udhëheqës botëror i shqetësuar për mbrojtjen e ADN-së së tij.

Truprojet e Putinit thuhet se mbledhin urinën dhe jashtëqitjet e tij në qese të mbyllura kur ai është jashtë vendit dhe i dorëzojnë ato në valixhe të posaçme në Moskë.

Shërbimi Federal i Mbrojtjes (FGS) i Putinit thuhet se ka ndërmarrë këto veprime që nga viti 2017 për të parandaluar udhëheqësit që takohen me të të verifikojnë informacionin në lidhje me shëndetin e tij bazuar në jashtëqitjet e tij.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb