Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar sot spotin e protestës së 13 shtatorit, mbi aferën e inceneratorëve.

Në spot thuhet se ndërsa qytetarëve u kërkohet që të kursejnë, qeveria nuk ndalet së vjedhuri në kulmin e krizës

Postimi:

“NDIHESH I VJEDHUR? EJA EDHE TI!
Afera e inceneratorëve është “kryevepra” e korrupsionit. Është vjedhja më e madhe që u është bërë qytetarëve shqiptarë.
Popullit i kërkojnë të kursejë ndërsa Qeveria nuk ndalet së vjedhuri në kulmin e krizës.
Të gjithë në protestë më 13 shtator, ora 18:00, tek inceneratori i Tiranës!”, shkruan Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb