Partizanit i ka mjaftuar një gol i shënuar nga shkodrani Erald Çinari për të thyer Laçin për herë të tretë në këtë sezon dhe thyen tersin e “Air Albanias”. Kampionët në fuqi kanë shënuar golin e vetëm të takimit në minutën e 10-të, kur Çinari i vidhet mjaft mirë mbrojtjes bardhezi dhe shënon në shtyllën e dytë.

Ndeshja do jetë e luftuar në mesfushë dhe Laçi do kërkojë të barazojë, madje në minutën e 70-të Nuabueze nuk realizon nga shumë pranë portës duke e dorëzuar topin te duart e Alban Hoxhës, që kishte marrë shiritin e kapitenit dhe vendin mes shtyllave. Partizani merr kështu suksesin e tretë radhazi dhe ngjitet në kuotën e 47 pikëve, dy më pak sesa Laçi i vendit të tretë.

106211241 196384775047918 3447559136877822424 N
106211241 196384775047918 3447559136877822424 N

Në ndeshjen tjetër të luajtur në Vlorë, situata u bë problematike për dy parrullat e shpalosura në stadium “Hashim Thaçi Vlora krenohet me ty” dhe “Drenica zemra e shqiptarisë”, që e detyruan FSHF-në të shtyjë nisjen me 16 minuta derisa ato parrulla u hoqën.

Më pas takimi nuk ka histori, Flamurtari fiton 6-1 në një ndeshje ku Hoxhaj shënoi tre gola dhe bën që kuqezinjtë të ngjiten në kuotën e 14 pikë po aq sa Luftëtari, por me të dyja ekipet të rëna nga kategoria!

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb