3 pike pas 3 humbjeve radhazi duken si bekim në shtëpinë e kuqe, pak rëndësi ka loja apo mënyra se si e arritën këtë fitore, e vetmja gjë që kishte vlerë në këtë sfidë të fundit të vitit ishte fitorja, një sukses që mban Partizanin në pjesën e sipërme të klasifikimit, 3 pikë larg Kukësit kryesues. Kampionët në fuqi nuk ishin as të bukur e as bindës, u treguan një ekip cinik duke shfrytëzuar detajet e këtij takimi shumë delikat përballë një kundërshtari si Vllaznia, ekspert në transfertë. Gara për titull fillon të marrë formë, Partizani mbetet aty, kjo ishte një fitore që i jep qetësi për të përgatitur si duhet pjesën e dytë të sezonit dhe mbi të gjitha fazën përgatitore që mund të sjell shumë ndryshme:

Kalari është i bindur kur shprehet se nuk e sheh veten si trajner të parë por shpreson shumë të jetë pjesë e stafit të ri. Orges Shehi mbetet një emër konkret, një opsion që po fiton gjithnjë e më shumë kuota por të dy palët nuk dëshirojnë ti japin zë një tratative e cila është në hapat e para.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb