Dy fitore radhazi për Partizanin dhe tashmë të kuqtë e shohin veten në vendin e katërt, 4 pikë larg vendit të tretë, pozicion që të çon në Evropë. Të besuarit e Dritan Mehmetit përmbysën 3-1 Teutën në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”.

Ishin miqtë durrsakë ata që kaluan në avantazh në minutën e 27-të me anë të Ivanov, teksa gjeti kohën e duhur me kokë, duke bërë të pavlefshme daljen e portierit Hoxha.

Por Skuka në limitin e pjesës së parë gjei golin e barazimit. Në fillim u dha pozicion jashtë loje, por pasi u rishikua nga VAR, u pa se pozicioni i sulmuesit dibran ishte i rregullt sepse topin ia kishte pasur një lojtar i Teutës. Pjesa e parë mbyllet 1-1.

Në të dytën është Bitri ai që realizon në minutën e 53-të. Qendërmbrojtësi beratas u zhyt me kokë, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit mik. Partizani mbron këtë përmbysje deri në fund, madje shënon edhe golin e tretë.

Në ndeshjen tjetër, Vllaznia dhe Laçi ndajnë nga një pikë mes tyre në barazimin pa gola. Shkodranët nuk fitojnë prej 5 ndeshjeve në kampionat, ndërsa Shpëtim Duro rikthehet me një pikë në stolin kurbinas, që duket pozitive në transfertë, pasi Laçi mban vendin e dytë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb