Pas 6 vitesh aktivizim në Serie A me fanellat e Empolit dhe Napolit, Elseid Hysaj, shkodrani i Kombëtares kuqezi, ka mundur të shënojë golin e tij të parë në kampionatin elitar italian.

Në përballjen që po luhet aktualisht në “San Paolo” kundër Sasuolos, Hysaj ka çelur rezultatin me një predhë nga jashtë zonës. Momentalisht Napoli po fiton 1-0 falë golit të shqiptarit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: