Pas shumë vitesh dhe më shumë se 9 mijë ndeshjesh që nga aplikimi, “Goal-line Technology” tradhëton në sfidën e parë në rinisjen e Premier League. Përballja mes Aston Villa dhe Sheffield United solli një nga rastet më flagrante që teknologjia duhet të e evitonte. Gjatë një goditje dënimi, portiere vendas kaloi bashkë me topin vijën fatale.

Pamjet e ndeshjes nuk lenë asnjë dyshim, por arbirit nuk I shkoi asnjë sinjal në orën e dhe orikularin e tij. Ai vazhdoi lojën, duke I mohuar një gol të rregullt Sheffield. Sa për kronikë, ndeshja përfundoi 0-0 dhe ky gol mund të shkruante një tjetër fat për këtë sfidë. Pas polemikave, e menjëhershme ishte ndjesa e kompanisë që menaxhon sisitemin. Ajo ka sqaruar se bëhet fjalë për një gabim teknik.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb