Ishin vetëm shtatë minuta, nga e 86-ta kur zëvendësoi Olivier Giroud deri në të 93-ën kur arbitri sinjalizoi mbylljen e ndeshjes. Por gjithsesi shumë për një 18-vjeçar që debuton me Chelsea në Premier League dhe merr vendin e një kampioni bote. Armando Broja realizoi ëndrrën e madhe shumë shpejt me karrierën që është në hapat e para, por që gjithsesi po i jep sodisfaksione të mëdha.

Asgjë e falur. Me paraqitjet dhe golat në ekipet e moshave të Bluve të Londrës, ai bindi Frank Lampard që ta grumbullojë në skuadrën e parë dhe më pas t’I japë disa minuta në fitoren e madhe 4-0 kundër Leicester. Në Angli kanë kohë që flasin me superlativa për sulmuesin shqiptar, teksa në forumet e tifozëve të Chelsea kanë nisur ta quajnë si Didier Drogba i ri. Një lajm I mirë për kombëtaren e Shqipërisë, por edhe një sinjal për Edi Reja, që duhet të lëvizë shpejt për t’i dhuruar atij debutimim me skuadrën e parë kuqezi. Kjo konfirmohet edhe nga vetë Broja, që përshkroi i emocinuar ndeshjen e parë me Chelsea dhe në të njëjtën kohë u tregua i lëkundur nëse do t’i vinte një ftesë nga Anglia.

Broja 1 1024x768
Broja 1 1024×768

“Jam shumë i lumtur që munda të luaj për herë të parë me skuadrën e parë të Çelsit. Është një arritje e madhe për çdo lojtar të moshës time. Nuk e di se çfarë do të bëja nëse do të më ftonte ekipi i parë i Anglisë. Unë jam shqiptar, gjakun e kam shqiptar dhe tani po luaj për moshat e Shqipërisë. Shpresoj shumë që të më ftojë edhe ekipi i parë i Shqipërisë. Prindërit e mi janë nga Malësia e Madhe, nga Kopliku. Unë kam lindur në Angli”, ka thënë për Supersport, Armando Broja, i cili deri tani ka qenë pjesë e kombëtareve shqiptare të moshave.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb