Një njoftim për dhunë në familje ka dërguar policinë e Nju Jorkut menjëherë në vendngjarje. Teksa bënë shoqërimin në komisariat të një çifti bashkëshortësh, policia mori vajzën e tyre për ta dërguar tek një psikologe. Por 9-vjeçarja nuk dëshironte të largohej dhe këmbëngulte që të qëndronte në shtëpi.

Të gjendur në këto kushte, policia spërkati me gaz lotsjellës vogëlushen në mënyrë që ta qetësonte dhe neutralizonte. Pamjet e publikuara nga mediat amerikane kanë nxitur irritimin e qytetarëve. Njoftohet se po zhvillohet një hetim kundër oficerëve të policisë që u përfshinë në këtë incident.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb