Pas 2 ditësh karantinë beratasit dolën herët në mëngjes në rrugët e qytetit. Ata që shihje në rrugë në orët e para të çeljes së shtetrrethimit ishin punonjësit e administratës, marketeve dhe farmacistët, ndërkohë që qytetarët e tjerë i filluan lëvizjet e tyre pas orës 08:00 të paradites.

Pas kësaj ore, rrugët u mbipopulluan dhe u vërejt në çdo aks një lëvizje e madhe ndonëse një pjesë e madhe e tyre kishin dalë edhe pa arsye pasi shiheshin duke shëtitur në pedonalen e qytetit dhe në lulishte.

Ora 11:00 e gjeti qytetin e Beratit me grumbullime jo shumë masive në rrugë e parqe, ndërkohë që vihet re se respektohet distanca. Përgjatë çdo aksi por edhe në rrugë e pedonale ka prezencë të shtuar të efektivëve të policisë që bëjnë kontrollin e qytetarëve nëse kanë marrë përgjigjen “po” nga aplikacioni për të qarkulluar. Qytetarët ankohen se aplikacioni nuk punon dhe se nuk kanë mundur të marrin përgjigje. Shumë qytetarë madje edhe të rinj, shprehin paqartësi në lidhje me aplikacionin e marrjes së lejes, ndërkohë që policia u vjen në ndihmë duke u shpjeguar sesi duhet të veprojnë. Masat shtrënguese të dhëna një ditë më parë për t’u mbrojtur nga Covid-19 ka lënë brenda banesave dhe pa përmbushur nevojat familjare një pjesë të qytetarëve që nuk kanë mundur dot të marrin dot përgjigje nga aplikacioni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: