Joe Biden ka zbuluar aksidentalisht një fletë të stafit të tij që i jep atij komandat bazë se ku duhet të ulet dhe çfarë të bëjë gjatë një takimi me drejtuesit e industrisë së energjisë nga burime të përtëritshme si era, në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti gabimisht u tregoi fotografëve listën e udhëzimeve ku ishin shkruar: “Uluni në vendin tuaj,  Jep komente të shkurtra dhe Tani largohu”.

79-vjeçari u udhëzua gjithashtu të fliste me të pranishmit specifik, t’u bënte pyetje dhe t’i falënderonte para se të largohej.

Nuk është hera e parë që Biden duket se është kapur duke përdorur një fletë “mashtrimi” me udhëzime, pasi ai u pa me përgjigje të gatshme për mediat gjatë një bisede për Ukrainën në fillim të këtij viti.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Rrëmuja e së enjtes ishte e fundit në një seri gafash që e kanë përfshirë atë, ku përfshihet edhe humbja e ekuilibrit duke u rrëzuar në publik.

Ato kanë shkaktuar shqetësime të mëdha për mirëqenien dhe kapacitetin mendor të Presidentit, ndërsa ai i afrohet të 80-ave, pavarësisht se Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë pyetjet mbi shëndetin e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: