SHKODËR

Zëvendësministri i Brendshëm Sandër Lleshi ka zgjedhur Shkodrën si qytetin e parë për të zhvilluar një takim. Lleshi është takuar me drejtuesit më të lartë të policisë vendore të Shkodrës.

Sipas burimeve disa prej çështjeve që po diskutohen është goditja e kriminalitetit, zbardhja e disa ngjarjeve të bujshme si dhe shtimi i kontrolleve kudo në qytet për elementet e mundshëm kriminal.

Po ashtu pjesë e diskutimeve janë edhe punimet e reja qe po behën për ndërtimin e komisariatit të ri të Shkodrës. Gzetari  Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se zëvendësministri Lleshi ndodhet në këtë takim, i cili vijon për më shumë se një orë e gjysmë.


(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb