Sot do të zhvillohen përballjet e javës së parafundit të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, në të cilën do të përballen kampioni aktual Shkëndija dhe kampioni i ri, skuadra e FC Shkupit, në derbin që do të zhvillohet në stadiumin në Tetovë.

Edhe pse fillimisht drejtuesit e Shkëndijës nuk lejuan pjesëmarrje të organizuar të tifozëve mysafirë, në fund sollën vendim që hyrja të jetë e lirë dhe pa pagesë për gjithsecilin që mund të shijojë një derbi të vërtetë të futbollit.

Ndërkaq, gjatë arritjes në stadiumin e Tetovës, lojtarët dhe kryesia e klubit FC Shkupi janë sulmuar nga tifozët vendas, ndërsa raportohet se ka disa lojtarë të lënduar, sipas Tetova Sot.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb