Tenisti serb, Novak Gjokoviç, po qëndron në Budva të Malit të Zi ku pritet të marrë titullin “Qytetar Nderi” i këtij qyteti. Mbrëmë ai ka qenë i ftuar nga kryetari i bashkisë në një darkë ku mes të tjerash janë kënduar këngë nacionaliste serbe.

“Oj Kosovo, Kosovo”, titullohet kënga antishqiptare më të cilën Gjokoviç është harbuar me miqtë e tij. Në video shihet tenisti serb duke valëvitur një facoletë në ndjekje të ritmit të këngës.

Përpos talentit në tenis, serbi Novak Gjokoviç është një personazh kontrovers, ultranacionalist i shpallur. Ditë më parë, ai u vu në qendër të mediave botërore pasi tentoi të mashtrojë autoritet australiane mbi vaksinën anti-COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb