Nuk e lexuat gabim, Donaldi ka shkuar në studion e “Për’puthen”, sigurisht kur nuk ishte Bora. Kjo e fundit që në fillim të “Më lër të flas” ka qenë pjesë e tij pa qenë aty fizikisht, kështu që një veprim i tillë i aktorit edhe pritej.

Në promon e puntatës së re të emisionit, i cili do të transmetohet të premten por është regjistruar ditë më parë, Donaldi shihet në studion e Programit të dashurisë duke realizuar një skeç. Donaldi ka improvizuar “Përputhen”, emisionin e dashurisë të moderuar nga Bora Zemani dhe shihet duke e imituar këtë të fundit.

Ditët e fundit është vënë re se ata kanë nisur të shkëmbejnë mesazhe publike.Bora ka postuar disa foto teksa shfaqet brenda makinës dhe shkruan: “Erdhi vera apo akoma?”.

Mirëpo pas kësaj ka ardhur dhe ‘përgjigja’ e Donaldit teksa në InstaStoryn e tij ai ka postuar një foto ku ndodhet në një ballkon dhe mbi të shkruan : “Ja se erdhi po parkon”.
Prej javësh vëmendja për dyshes është shtuar dhe kjo pasi çifti u kap mat në të paktën dy raste teksa gjendeshin së bashku në Itali. Duket se jo të gjithë e kanë pritur mirë ribashkimin e tyre. Ata kanë zgjedhur të shijojnë në fshehtësi rikthimin në krahët e njëri- tjetrit, por nuk u kanë shpëtuar syve të njerëzve edhe jashtë Shqipërisë, ku janë fotografuar bashkë.

Rikujtojmë se Dancing With the Stars” pritet të nisë vitin e ardhshëm dhe nga diskutimet e deritanishme, spektakli do t’i besohet Bora Zemanit. Ndërkohë “Dancing With the Stars” do të ketë si kryetar jurie Ilir Shaqirin dhe tashmë stafi ka nisur përzgjedhjen e VIP-ave që pritet të marrin pjesë përgjatë spektaklit.

Një ndër emrat më të lakuar është edhe Donaldi. Duket se produksioni do të vendosë përballë çiftin, këtë herë në një shfaqje kërcimi, ku Bora do të moderojë, ndërsa Donaldi do të jetë ndër konkurrentët./Panorama Plus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb