Kryefjala e përgjatë këtyre ditëve ka qenë sherri i bujshëm i Noizyt dhe Cllevios ku më pas reperit iu vendos dhe një lëndë plasëse në lokalin e tij. Deri më tani nuk është zbuluar ende autori i krimit por dyshohet se janë miqtë e Cllevios ata që kanë gisht në këtë ngjarje.

Megjithëse Noizy nuk i ka vendosur gishtin askujt në dëshminë e tij ai ka treguar se i vetmi konflikt që ka është ai me Cllevion por nuk mund ta fajsoj atë për vënien e tritolit pa pasur prova.

Mirëpo së fundmi në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar boksieri shqiptar Amarildo Bakaj i cili ka bërë deklaratën e fortë në lidhje me reperin.

Ai është shprehur se fajtor për këtë veprim nuk është Cllevio apo miqtë e tij por vetë Noizy. Sipas boksierit Klevisi e di shumë mirë që nese do i shpërthente lokalin do ia kishte bërëvetes dhe Rigelsi nuk do e linte pa ia hedhur paq.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas tij Noizy e ka vendosur vetë tritolin pasi e di që do fitojë dyfish para nga sigurimet për dëmet e lokalit dhe për ta dënuar Cllevion sa më shumë, pasi ai momentalisht ndodhet në burg dhe me akuzat e ngritura kundër tij ai mund të dënohet për rreth 3-4 vjet.

 

Rikujtojmë se Klevioli u arrestua pasi kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe në një postim në Instagram zyrtar të tij shkruhet se po keqtrajtohet.

“Keviol Ahmetaj po keqtrajtohej në paraburgimin e Fierit. I burgosuri është me të vjella, në grevë urie prej 4 ditësh dhe nuk i jepet mjekim. Çdo gjë është e faktuar në regjistrin e burgut. Dhoma në të cilën qëndron është në kushte mizerabël. Asnjë trajtim shëndetësor në gjendjen në të cilën ndodhet. Nuk i jepet mundësia as të ankohet në asnjë institucion”, ishte postimi në Instagramin e reperit.

Si nisi sherri mes dy djemve?

Cllevio disa ditë më parë, mbërriti në ambientet e lokalit të reperit Noizy se bashku me disa miq të tij me makina. Pas debatit verbal, Noziy nis ta shqelmojë të riun dhe një moment i riu i shpëton nga duart e reperit, futet në një prej automjeteve dhe largohet.

Një ditë pas ngjarjes, ai u vendos në pranga pasi në momentin e ngjarjes duhet të ishte në arrest shtëpie. Ai ka qenë i arrestuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Ndërsa në Mars të vitit të kaluar ai është ndaluar nga uniformat blu duke drejtuar një automjet pa patentë ndërkohë që gjatë kontrollit i janë gjetur tre thika dhe një sasi lënde narkotike./Panoramaplus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb