TIRANE- BalkanWeb siguron videon e momentit të shoqërimit për në spital të ish-kreut të SHIK-ut në Berat, Artan Dauti, 48-vjeçari i dhunuar mbrëmjen e sotme nga dy persona ende të paidentifikuar.

Në videon e siguruar nga BalkanWeb duket qartë momenti kur Dauti shoqërohet nga vendi ku u sulmua drejt ambulancës së spitalit. Ai mezi qëndron në këmbë, ndërsa dy mjekë e mbajnë për krahu teksa ecin nëpër një rrugicë të ngushtë e të errët në lagjen ku u sulmua, në Berat.
shefi 1

shefi 2

shefi 3

shefi 4

gosditet me sende te forta
Deri më tani nuk dihet ende as cilët janë autorët dhe shkaqet që i shtynë të sulmojnë fizikisht ish-kreun e SHIK. BalkanWeb mëson se ai kishte vetëm tre ditë që ishte kthyer në Shqipëri, pasi prej vitesh jetonte bashkë me familjen në Itali. Kujtojmë se Dauti ka shërbyer si shef i SHIK-ut në Berat në vitet 1993- 1996.

“Më goditën sapo zbrita nga makina, dyshoj që ishin dy persona”, – ka thënë ai në dëshminë e parë për policinë nga shtrati i spitalit.

DEKLARATA E POLICISE
Dauti pas sulmit ka telefonuar Policinë duke thënë se është goditur me grushte nga dy persona të panjohur.

“Më datë 02.10.2017, në sallën operative ka mbërritur një telefonat nga shtetasi A.D, 48 vjeç, i cili njoftoi se është goditur me grushta nga dy persona të pa njohur. Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar dhe kanë kontaktuar me shtetasin A.D ku rezultoi se: Dy persona ende të pa identifikuar e kanë goditur këtë shtetas me grushta. Vijon puna nga shërbimet e policisë për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftimin e shkurtër të Policisë, lidhur me ngjarjen.


(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb