Juventus është kualifikuar për në çerekfinalen e Europa League. Ekipi i Max Allegrit fitoi 0-1 në ndeshjen e parë, ndërsa sot në aktin e kthimit triumfoi 0-2 në Gjermani ndaj Freiburg.

Pjesa e parë do ishte me të vërtetë e bukur për t’u parë. Bardhezinjtë do zhbllokonin shifrat në minutën e 28-të me Vlahovic, por goli do anulohej për offside.

Në minutën e 44-të, vendasit gjerman do mbeteshin me një lojtar. Gulde do prekte topin me dorë në zonë, duke marrë kështu kartonin e dytë të verdhë dhe duke lënë ekipin në “baltë”. Nga pika e bardhë u nis Dusan Vlahovic, me serbin që nuk fali. Juve mbrojti mirë rezultatin, madje shënoi edhe një gol me Chiesa (90′). “Zonja e vjetër” mbetet një nga pretendentet për t’i shkuar deri në fund rrugëtimit.

 

 

Manchester United menaxhoi në mënyrë fantastike avantazhin e ndeshjes së parë ndaj Betis (4-1), teksa sonte në Spanjë i mundi 0-1 me golin e Rashford në minutën e 56-të. Të besuarit e Ten Hag shpresojnë se do ia dalin të dërgojnë në shtëpi trofeun, pasi grupi është mjaft i fortë.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: