(Receta nga znj.Katerina)

Përbërësit

7-8 patate
1 qepë
1-2 thepinj hudhër
1 lgj gjalpë
2-3 lgj vaj ulliri
150-200 gr djathë
1 fileto pule të zier
Kripë, piper

Për kremin:
200 gr kos
1 filxhan çaji qumësht
1 lugë niseshte
Kripë, piper, arrë moskat

Përgatitja

Fillimisht vendosim patatet të ziejnë për 15-20 minuta në ujë të ngrohtë. Më pas i presim në feta rrumbullake.

Paralelisht me patatet vendosim dhe një fileto pule të zihet. Ndërkohë në një tigan me vaj ulliri kaurdisim qepën dhe hudhrat sa të zbuten pak.

Lyejmë një tavë me pak gjalpë dhe shtrojmë gjysmat e patateve. Mbi patate vendosim fileton e pulës të prera në kubikë dhe qepën me hudhrat e kaurdisura. E spërkasim me djathë të grirë, vendosim shtresën tjetër me patate dhe në fund hedhim kosin e trazuar me qumësht, niseshte, kripë, piper dhe arrë moskat. E pudrosim mirë me djathë të grirë në rende dhe e vendosim në furrë në 180-200 gradë për 30-35 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: