Receta nga znj Eneida
Përbërësit

4 patate të mëdha
3-4 racione mish viçi
1 qepë e madhe
300 gr salcë domate në kubikë
1 tufë e madhe me lakra
4 lugë vaj ulliri
Majdanoz i freskët
Piper i zi
Përgatitja

Mishin e viçit e ziejmë në tenxhere presioni dhe e kullojmë lëngun për ndonjë kockë të mbetur. Pastrojmë patatet dhe i presim për së gjati. Skuqim qepën në vaj ulliri dhe pasi është zbutur, shtojmë patatet. Vazhdojmë kaurdisjen dhe shtojmë salcën e domates. Shtojmë mishin, lëngun e mishit, kripën dhe i gatuajmë derisa të zbuten patatet. Shtojmë lakrat dhe majdanozin, i gatuajmë edhe 15 minuta akoma dhe i servirim me piper të zi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: