Recetë nga znj Eneida
Përbërësit

1 kg patate
2 thelpinj hudhër
6 lugë vaj ulliri
5ç0000 ml qumësht
50 gr niseshte
200 gr djath kaçkavall
Kripë
Piper të zi
Kopër
Arrë moskat

Përgatitja

Patate i pastrojmë, i presim në feta dhe i ziejmë, por jo shumë që të fillojnë të shpërbëhen.
Në një tigan skuqim hudhrën në vajin e ullirit.
Te qumështi shtojmë niseshten dhe e trazojmë mirë. Masën e kalojmë në tigan te hudhrat dhe e trazojmë deri sa të trashet. Shtojmë kripën, piperin, dhe arrën moskat.


Vendosim patatet në një tavë dhe i spërkasim me kopër si dhe pak djath kaçkavall.
Shtojmë masën me krem dhe mbi krem djathi0n e mbetur.
E pjekim në 200 gradë deri sa të marri ngjyrë të kuqërremtë lart.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb