Recetë nga znj Eneida
Përbërësit

6 patate të vogla
2 salçiçe
100 gr djathë kaçkavall
200 gr salcë domatesh në kubikë
Majdanoz
Kripë
Piper i zi
Përgatitja
Me anë të një qëruese patatesh ose nëse keni aksesorin e posaçëm për të pastruar pjesën e brendshme të mollëve, heqim pjesën e brendshme të patateve në formën e një cilindri. Salçiçet i presim për së gjati më katërsh, më pas edhe djathin kaçkavall e presim në shkopinj që ta nxejë patatja brenda.

I ziejmë patatet për 10 minuta. Më pas u vendosim salçiçe dhe djathë kaçkavall. Në tavë shtrojmë salcën e domateve, vendosim patatet nga lart dhe nëpër të pjesën e patateve që hoqëm në formë cilindri. Shtojmë kripë, vaj ulliri, piper të zi, majdanoz dhe djathë kaçkavall të grirë. E mbulojmë me letër alumini dhe e pjekim në 200 gradë për 30 min. Më pas e zbulojmë dhe e pjekim për 15 minuta të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: