(Recetë nga znj Eneida)
Përbërësit
4 patate mesatare
2 vezë
Kripë
Piper
100 gr kërpudha
Disa feta djathë gouda
Vaj ulliri
Gjalpë

Përgatitja
Patatet i grijmë në rende nga ana e trashë dhe i vendosim në ujë. Më pas i shtrydhim me dorë dhe shtojmë kripë, piper dhe vezët.
Në tigan me vaj ulliri dhe pak gjalpë shtojmë patatet siç skuqim qoftet. I skuqim nga të dyja anët dhe i kalojmë në tavë. Nga lartë u vendosim kërpudha dhe një shtresë djathë gouda. I pjekim për 15 minuta në 220 gradë sa të shkrijë djathi.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb