Recete nga znj Katerina
Përbërësit

4 patëllxhanë (sa më rrumbullakë)
1-2 qepë të thata
200-250 gr mish
2-3 thelpinj hudhër
2 domate të pjekura
3-4 vezë
100 gr djathë të bardhë
3-4 lgj vaj ulliri
Kripë, piper

Përgatitja

Fillimisht presim patëllxhanët në mes për së gjati. Më pas me majën e thikës bëjmë disa prerje tek pjesa e tultë vertikal dhe horizontal. Grijmë hudhrat imët dhe i vendosim tek pjesa e tulit të patëllxhanëve që kemi prerë. I spërkasim më pas patëllxhanët me pak vaj ulliri, kripë, piper dhe i vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 20-25 minuta.

Ndërkohë përgatisim salcën duke kaurdisur fillimisht lehtë qepën e grirë imët. Sapo qepa të fillojë të bëhet transparente shtojmë mishin e grirë dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa mishi të ndryshojë ngjyrë. Domatet i kemi prerë në kubikë të vegjël, por duke u hequr më parë cipën. Shtojmë kubikët e domateve, rregullojmë shijen me kripë, piper dhe majdanoz dhe e lemë salcën me mish të grirë të lidhet paksa.

Pasi patëllxhanët të jenë pjekur shtojmë sipër tyre salcën e përgatitur. Rrahim vezët me djathin e thërmuar dhe e shtojmë në tavë mbi salcë. E rivendosim tavën në furrë dhe për 25 minuta të tjera.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: