Kryeministri Edi Rama bën me dije se dhe Patosi së shpejti do të ketë një ujësjellës të ri.

Sipas tij rrjeti do të garantojë 24 orë ujë për Patosin dhe zonat përreth.

Më tej ai thekson se përveç kësaj, ndërmarrjes së Ujesjellës Kanalizime në Patos do i ulet kostoja e energjisë 4 herë më pak për shkak të rrjetit të ri që do të monitorohet me implementimin e një teknologjie të avancuar.

 

STATUSI NGA EDI RAMA

?KANTIERI I UJIT në Patos vijon punën me ritme të larta për të transformuar rrënjësisht infrastrukturën e plotë të ujësjellësve për 31.019 banorë të Patosit e zonat përreth Lenginas, Patos i Vjetër, Dukas dhe Rerëz.

➡️ Për Patosin, 25.5 km linjë e re dërgimi, 53.8 km rrjet i ri i brendshëm dhe 3 depo uji me kapacitet 4.000 m3, investim ky që do të monitorohet me implementimin e teknologjisë së avancuar të sistemit SCADA.

? Vepra jo vetëm do të garantojë 24 ORË UJË të pijshëm dhe me cilësi, por do të ndikojë drejtpërdrejtë në performancën financiare të ndërmarrjes UK, me uljen e kostos së energjisë rreth 4 herë më pak se sot.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb