Partia Demokratike ka denoncuar rastin e shkollës ”Jeronim De Rada” në Tiranë teksa me video dhe foto tregon se si shkollës i ka dalë boja dy muaj nga inagurimi pas rikonstruksionit.

Eksperti i arsimit në PD, Ndriçim Mehmeti thotë se investimi kushtoi 1 milion dollarë, por sot mjediset e brendshme kullojnë ujë.

Po ashtu ai fton Prokurorinë të verifikojë çfarë ndodhi me 1 milion dollar dhe se si idloi boja për 38 ditë mureve pa inagurimit.

STATUSI NGA NDRIÇIM MEHMETI

Shkolles Jeronim De Rada i del boja e rikonstruksionit ne me pak se dy muaj pas inagurimit
Kjo eshte shkolla Jeronim De Rada, e inaguruar me 14 shtator 2020, pas nje rikontruksioni qe kushtoi 1 milion dollare. Kryetari i Bashkise e quajti nje investim modern, te mundesuar nga shteti i Katarit. Sot ne date 22 tetor 2020, mjediset e brendshme te shkolles kullojne uje dhe investimit 1 milion dollaresh i ka dale bioja ne ne pak se nje muaj e gjysem. Ja realiteti i investimeve te bujshme, qe na shiten si sukses i njerezve qe punojne per te miren e shkolles dhe arsimit. Perseri Prokuroria e ka nje shans per te verifikuar çfare ndodhi me 1 milion dollar dhe si u doli boja per 38 dite pas inagurimit?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb