SHKODER

Ka nisur me tensione marshimi protestë i demokratëve në qytetin e Shkodrës. Tensionet janë përshkallëzuar ndërsa protestuesit kanë tentuar të marshojnë në sheshin ku është parashikuar të mbahet tubimi elektoral i PS.

Në krye të marshimit, kryetarja e bashkisë së Shkodrës, ka kërkuar nga policia e rendit të hapë rrugën, e të lejojë qytetarët të marshojnë lirshëm në vendin e tyre.

Policat
Policat

Në castet e tensionit, policia ka përdorur gazin lotsjellës, i cili nuk ka kursyer as kryebashkiaken Ademi. Ngjarja është konsideruar e paprecendentë nga PD, e cila ka shpërndarë për mediat edhe videon nga momenti i tensionit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb