Partia Demokratike ka publikuar sot pamje nga Shijaku për të treguar se distancimi social në shkolla dhe siguria e nxënësve është mision i pamundur. Ish-deputetja e PD Orjola Pampuri shkruan se në një ndërtesë në Shijak bëjnë mësim 3 shkolla.

Sipas saj, përveç mbingarkesës, e cila nuk mund të zgjidhet as me 3, as me 4 e as me 5 turne, një problem tjetër është edhe transporti i nxënësve për të cilin janë vë në dispozicion dy autobusë, të cilët absolutisht nuk mund të përmbushin as edhe një kusht të vetëm të masave anti Covid.

POSTIMI I PLOTË
?Në shkollën “Muharrem Plaku”, në Shijak, bëjnë mësim edhe tre shkolla të tjera, përveç nxënësve të kësaj shkolle. Përveç mbingarkesës, e cila nuk mund të zgjidhet as me 3, as me 4 e as me 5 turne, një problem tjetër po kaq serioz është edhe transporti i nxënësve për të cilin janë vë në dispozicion dy autobusë, të cilët absolutisht nuk mund të përmbushin as edhe një kusht të vetëm të masave anti Covid, dyndje nxënësish shfaqen çdo ditë duke rrezikuar, njëri-tjetrin, mësuesit në shkollë, e më pas prindërit e gjyshërit në shtëpi. Si mund t’i besosh një show të shëmtuar propagandistik, i cili bëhet në kurriz të fëmijëve, mësuesve dhe prindërve tanë.
Në videon më poshtë është pasqyrimi i realitetit, i cili vlen edhe për shkolla të tjera, ku distanca është e pamundur të ruhet, ku kushtet në mjetet e transportit publik nuk përmbushen, ku është e pamundur të këtë kohë që një fluks kaq i madh nxënësish të mbahet nën kontroll me matje temperaturë, kushtet brenda shkollave nuk e përballojnë një fluks të tillë për të përmbushur masat e higjienës dhe dezinfektimit. Show propagandistik vijon, por urojmë që shkollat të mos ecin në hapat e masave nuk që u morën ndaj QSUT, në fillim e gjatë pandemisë, ku në periudhën e hapjes u shndërrua në vatër Covidi. Të gjitha këto denoncime janë sinjal për të marrë masa konkrete, para se të jetë vonë.
?????

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb