Në Ballsh janë me plot gojën të tërbuar me gjykimin. Pasi kanë vuajtur javë pas jave gabimet e arbitrave, mallakastriotët e kanë parë veten në një situatë qeshrake në fund të takimit Bylis-Vllaznia 2-2, kryesori Kuka akordoi një penallti të paqenë në favor të Bylisit, por më pas e ktheu vendimin e tij pas një VAR-i të jashtëm të delegatit Pregja.

Në fakt penalltia nuk ishte, por presidenti Kapllanaj është i tërbuar me mënyrën sesi u kthye ai vendim dhe jo për faktin se ai vendim u kthye.

“Nuk dua të hyjë fare a është penallti apo jo. Nuk e di nëse është montuar ndonjë VAR rrugës dhe anullohet penalltia. Është një telefonatë nga Tirana që ka marrë delegati Bujar Pregja që desh u rrëzua dhe anulloi këtë penallti. Unë e di që kur jepet një penallti nuk mund të anullohet me rregullore. Të na thonë ku e kanë montuar këtë VAR që ta dimë dhe ne e t’i gjykojmë të gjitha rastet”.

“Nuk dua të flas për vitin e kaluar. Kemi marrë dy kartona të kuq me Laaçin. Një arbitër sot që ia dëgjoj emrin për herë të parë, më duket sikur bënë eksperimente me ndeshjen e sotme”.

“Në fund të vitit kam pasur një takim me shefin e arbitrave dhe i thashë se na mungonin 7 penallti ndërsa ia tha 6. Por tani po na ndëshkojnë në çdo ndeshje”.

“Do kisha bërë mirë nëse nuk do isha futur në kampionat. Ne po zbukurojmë garën, por kur vjen fundi titulli dhe vendi i play off ndahet nga 4 5 pikë. Nëse vazhdojmë kështu, atëherë është e kotë”.

“Pajtohem që skuadra nuk duhet të protestojë, por të luajë futboll dhe do të marrim masa për klëtë te ekipi”.

“Përtej deklaratave, ne kemi kërkuar që ekipi të luajë futboll, pasi pjesa tjetër na takon neve drejtuesve. Ka dy rrugë, ose të braktisim kampionatin ose të bëjmë vetëgjyqësi. Detyrohem i të na plasë edhe ne cipa, pasi mbio të gjitha edhe ne jemi njerëz, nuk mund të lejojmë padrejtësitë”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb