Pritej të ishte njeriu që do dërgonte Partizanin në finalen e Kupës së Shqipërisë, por ndodhi krejt e kundërta. Penalltia e ekzekutuar nga ai rezultoi fatale, pasi ishte e vetmja e humbur e të kuqve ndaj Vllaznisë. Kështu, ata që shkojnë në finale janë ekipi nga Shkodra.

Jashtëzakonisht i mërzitur dhe me lot në sy, Skuka i kërkoi falje tifozëve. Natyrisht, disa nga këta të fundit e mirëkuptuan, e disa jo.

23 vjeçari ka luajtur 12 sfida me fanellën e kryeqytetasve. 7 gola të Partizanit mbajnë firmën e tij, teksa shihet si mjaft i rëndësishëm për pjesën e mbetur të sezonit.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb