Bylisi tentoi të largohej nga fusha e lojës sot në takimin kundër Skënderbeut në Korçë, i cili përfundoi me rezultatin 1-1. Shkak u bë penalltia e dhënë në favor të skuadrës vendëse nga gjyqtari Shahini, që ka revoltuar pa masë presidentin Kapllanaj.

Ai është ngritur në këmbë dhe u ka bërë shenjë lojtarëve të tij me dorë që të dalin nga fusha, ndërsa ka shpërthyer ndaj arbitrit me fjalët “turp, turp, turp” të përsëritura disa herë.

Besnik Kapllanaj mezi është qetësuar nga i vëllai Agron Kapllanaj, ndërsa presidenti Takaj, që ndodhej mes të dyve, ka zgjedhur të largohet nga tribuna “VIP”.

Kanë qenë disa situata kundër ekipit të Bylisit, sidomos në sfidat ndaj Tiranës dhe Teutës, ndërsa më herët ai i kishte kërkuar FSHF-së që të marrin masa ndaj këtyre fenomeve, përndryshe Bylisi do të kalonte në vetëgjyqësi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb