Costa Rica është Kombëtarja e fundit që merr një biletë për në Botërorin e Katarit. Ekipi i drejtuar nga Suarez Guzman L. F. mundi 1-0 Zelandën e re në finalen e Play Off që u luajt në Doha.

Sfida do zhbllokohej shumë shpejt. Në minutën e 3-të Bennette jep një assist për Campbell, me sulmuesin 29 vjeçar që do tregonte klasin e tij, duke çuar topin pas shpinës së portierit.

 

Skuadra e Hay nuk pajtohet assesi me rezultatin dhe në minutën e 13-të, Aleix Greive do gjente mjaft mirë hapësirën për të shënuar, por sfera shkoi afër shtyllës së majtë.

Reagimi do vinte, në fundin e fraksionit. Nëse goli nuk erdhi në fillimin e takimit, nuk ishte e thënë që s’do vinte.

Wood do vendoste ekuilibrat, por goli do të anulohej për shkak të një faulli.

Zelanda e re do futej në fushë në pjesën e dytë me dëshirën më të madhe për të ndryshuar fatin e takimit, por një episod i minutës së 69-të do ishte me të vërtetë një goditje e madhe për ta. Pas një ndërhyerje të ashpër të Kosta Barbarouses hyn në lojë VAR dhe arbitri nga Emiratet e Bashkuara Arabe,  Mohammed Abdulla Hassan M. (Uae)  jep karton të kuq.

Kosta Rica mbron rezultatin dhe vazhdon me traditën e mirë të Botërorit, ku vlen të theksohet se ka qenë pjesëmarrës shumë  i rregullt i Kupës së Botës, pasi është kualifikuar në vitet 1990, 2002, 2006, 2014 dhe 2018. Kjo Përfaqësuese do t’i bashkohet në grupin E Kombëtareve si Spanja, Gjermania dhe Japonia.

Adddd
Grupet

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb