Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dënoi sot me 3 vite e 4 muaj burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Apeli i GJKKO-së la në fuqi vendimin e shkallës së parë. Pas një procesi maratonë prej shumë orësh, Tahiri priti në qetësi vendimin, që e çoi direkt pas hekurave nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb pamjet nga ambientet e Apelit të GJKKO-së, ku për t’iu shmangur kamerave dhe pyetjeve të gazetarëve, Tahiri u transferua për në drejtorinë e Policisë me një furgon policie, dhe më pas ai do të transferohej në burgun 313. Furgoni ishte vendosur në derën e pasme të gjykatës.

Ish-ministri i Brendshëm, reagoi pas vendimit të gjykatës, duke e cilësuar atë një vendim të padrejtë. “Ju dua shumë të gjithëve. Më vjen keq që shkoi kështu. Jam moralisht i qetë, nuk kam shkelur kurrë ligjin, kam dashuruar çdo ditë të punës sime, jam i lumtur që kam bërë detyrën siç më mirë munda. Është thjeshtë padrejtësi“, shkroi Tahiri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: