Jeta përtej rregullave e kishte lodhur “perandorin” Adriano i cili në një intervistë pak kohë më parë u shpreh se po përgatitej të kthehej në fushën e blertë. 35-vjeçari e ka mbajtur fjalën duke emocionuar tifozët të cilët e panë ish-futbollistin e Interit dhe kombëtares së Brazilit të demonstronte edhe një herë talentin që kurrë nuk i ka munguar në sfidën miqësore të organizuar nga Ziko.
sdfsd-470x341
Ndeshja u luajt në stadiumin e famshëm “Marakana” dhe shënoi rikthimin e Adrianos në fushë, pas 7 vitesh. “Perandori” hyri si zëvendësues dhe arriti të shënonte 1 gol dhe të dhuronte 2 asiste.

Emra të tjerë të njohur që morën pjesë në këtë miqësore ishin Romario, Leonardo, Renato Guaço, Rekoba, Sorin, Edgar Davids e shumë të tjerë. Ekipi që riktheu Adrianon në fushë pas 7 vitesh triumfoi me shifrat 7-3.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: