BERAT

Qarku i Beratit edhe pse konsiderohet një bastion i së majtës, në 25 prill, premton betejë të fortë mes opozitës së bashkuar dhe socialistëve. Blendi Klosi shprehet se qarku i Beratit do i japë PS-së besimin për një mandat të tretë. Drejtuesi politik i LSI, Ardit Çela, shprehet se maxhoranca nuk i ka dhënë asgjë këtij qarku, madje e ka dëmtuar atë duke bërë që të rinjtë të largohen nga vendi.

Ai thekson se programi i LSI, është një angazhim konkret për këta banorë. Tomor Alizoti i PD, shprehet se varfëria dhe papunësia janë plagë për të cilat nëse nuk merren masa, situata do të rëndohet edhe më shumë.

Si i argumentojnë përgjigjet e tyre, tre drejtuesit e qarqeve, se kush do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit në Berat?

I pari i listës së LSI në qarkun e Beratit, Ardit Çela, beson se programi i kësaj levizjeje si dhe lista e kandidatëve, janë pikat më të forta të saj.

Blendi Klosi mendon se PS ka mbështetje të madhe nga banorët e qarkut të Beratit, ndërsa Tomor Alizoti i PD shprehet se demokratët kanë një program, real dhe nuk bëjnë propagandë.

Për Tomor Alizotin dhe Ardit Çelën, pika e dobët e Partisë Socialiste, është bilaci negativ i saj përgjatë këtyre 8 viteve, ndërsa Klosi thotë se partitë opozitare nuk i kanë dhënë një alternativë të besueshme elektoratit, por vec figura të ricikluara.

Cili është programi i PD dhe LSI për qarkun e Beratit? Po bilanci i Partisë Socialiste përgjatë këtyre 8 viteve dhe plani nëse do të marrin një mandat të tretë?

Alizoti dhe Çela jashtë xhaketës së kandidatit për deputet, flasin për atë cfarë kanë parë cdo ditë nëpër rrugicat e Beratit apo edhe në qytetet e fshatrat e këtij qarku, ku shkojnë për të takuar banorët, e për t’i bindur të votojnë alternativën e tyre. Blendi Klosi, thekson se çdo punë e socialistëve mund të bëhej më mirë, por rruga e nisur sipas tij është e sigurte se në fund do të përmirësojë cdo sektor ekonomik për banorët.

Cili është vlerësimi që drejtuesit politik të PS, LSI, PD, në qarkun e Beratit kanë për njëri-tjetrin?

Si i përgjigjen pyetjes 3 kandidatët për deputet, nëse do të kandidojë apo jo pas 4 viteve, nëse partitë e tyre nuk i realizojnë premtimet e dhëna në këtë fushatë elektorale, për qarkun e Beratit?

A do të jetë një surprizë qarku i Beratit në zgjedhjet e 25 prillit? PD dhe LSI, së bashku kërkojnë përmbysjen e mandateve, por a do të ndodhë kjo? PS, e ka këtë qark një bastion të saj, por a është punuar mjaftueshëm, sa qytetarët të votëbesojnë përsëri socialistët sa për të marre 5 mandate, aq sa është objektivi i tyre? Gjithcka mbetet për t’u vendosur në 25 prilli, por një gjë është e sigurtë. Në këto zgjedhje beteja në Berat mes partive politike, do të jetë e fortë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb