LEZHË

Qarku i Lezhës premton përballje të fortë në 25 prill, ndërmjet koalicionit opozitar dhe Partisë Socialiste. Prej ditësh në terren palët kanë nisur takimet me banorët, për t’i bindur ata, për të votuar alternativën e tyre.

Pedagogu Mark Marku, gjatë takimeve të tij me të rinj, u kërkon që të mos e braktisin vendin, por të ndëshkojnë me votë, ata që sipas tij, e kanë sjellë në këtë ditë, ku papunësia, dhe vrasja e shpresës, ka një emër, Partia Socialiste.

Ish-ministrja Lindita Nikolla gjithashtu po zhvillon takime intensive në qarkun e Lezhës, duke kërkuar nga qytetarët votëbesimin për një mandat të tretë. Sipas saj, hapsira që PS, u ka dhënë grave dhe vajzave në politike, është një arsye e fortë për të votuar këtë parti.

Ish-kreu i Bashkisë së Lezhës dhe ish-deputeti Viktor Tushaj, përpara të rinjve, po ashtu zotohet se nëse premtimet e dhëna nuk mbahen, do të thotë që LSI nuk e ka bërë detyrën e saj.

Takimet individuale me banorët, shpjegimi i programeve, janë kryefjalë në çdo qytet e fshat në qarkun e Lezhës, teksa pritet dita finale e 25 prillit. Por kush do i fitoje zgjedhjet në këtë qark?

Cila është pika e fortë e tre partive, asaj socialiste, demokratike dhe lëvizjes socialiste për integrim? Cila është CV-ja e punëve të tyre?

Drejtuesit politik të tre partive flasin edhe për pikat më të dobta të kundërshtarëve politik respektive.

Por cilat janë problematikat e qarkut të Lezhës, çfarë është bërë deri tani nga Partia Socialiste? Cfarë premtohet në vazhdim? Po partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, cfarë mendojnë për këto 8 vite të qeverisjes socialiste? Cfare do të bëjnë ata ndryshe për këtë qark, nëse marrin besimin e qytetarëve?

Lindita Nikolla tregon se qytetarët në qarkun e Lezhës janë bërë dëshmitarë të asaj që Partia Socialiste ka bërë, e po ashtu do të bëjë. Nga ana tjetër Mark Marku dhe Viktor Tushaj shprehen se banorët e këtij qarku po jetojnë në kushte mjaft të veshtira dhe të pashpresë.

Por si e vlersojnë njëri tjetrin kundërshtarët politikë të qarkut të Lezhës?

CFARË NDODH ME SHQIPËRINË NËSE BASHA-RAMA DO TË JETË KRYEMINISTËR PAS 25 PRILLIT?

A do i mbajnë premtimet e bëra partitë politike, për të cilat janë angazhuar? Po përgjegjësi individuale a do të ketë?

25 Prilli do të jetë një datë e rëndësishme për qytetarët e bashkisë së Mirditës, Lezhës dhe Kurbinit, sepse do të vendosin nëse do të mandatojnë Partine Socialiste apo koalicionin opozitar, për t’i përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë, 4 vitet e ardhshme.

Ajo që mbetet detyrë për qytetarët është votimi në 25 prill. Por pse është e rëndësishme dhe cila është pesha e votës në zgjedhjet parlamentare?

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb