40-vjeçarja nga Dibra akuzoi në studion e emisionit “Me zemër të hapur”, në News24, bashkëshortin për dhunë ndaj saj dhe për akuza mjaft të rënda, nga ana e tij.

Ajo rrëfeu një jetë të vështirë plot vuajtje, ankth dhe kushte ekonomike mjaft të vështira. Bashkëshorti që e detyruan të kishte në krahë, ishte një person që prej vitesh kishte kartelë të shëndetit mendor.

Pasi u përball me këtë të vërtetë për të ishte shumë vonë ta linte e të shkonte sërish në shtëpinë e prindërve. 40-vjeçarja bëhet nënë për herë të parë pas një periudhe të shkurtër kohë. Pasi djali erdhi në jetë, kjo grua sikur mos t’i mjaftonte dhuna sistematike, u përball me një akuzë që e beri te mendoje edhe vetevrasjen.

Të gjitha këto akuza të deklaruara në studio bënë që të kishte reagim nga pala e bashkëshortit. Ka qenë e afermja e familjes së bashkeshortit, që ka hedhur poshtë këto akuza, si dhe ka kërkuar përballjen me 40-vjeçaren. Ne një komunikim gjatë emisionit “Me zemer të hapur”, kushërira e bashkëshortit të Zylfie Lames u shpreh me tone të ashpra, se kjo e fundit ka mashtruar për gjithcka ka thënë.

“Shkonte në emigrim dhe vinte shtatzënë, ndau fëmijët nga bashkëshorti dhe nëna që i rriti”- shtoi ajo.

E kontaktuar nga stafi, Zylfie Lame mes lotësh përgënjeshtroi këtë të fundit, duke treguar gatishmërinë për të bërë testin e ADN-s.
Mes kësaj përballje të fortë, i pranishëm ishte edhe vëlllai i Zylfie Lame, ku ndër të tjera u akuzua që ka kërcënuar kushërirën e bashkëshortit të Zylfies.

Pjesë nga përballja:
Në një lidhje telefonike, kushërira e bashkëshortit Zylfie Lame: Ka mashtruar për të gjitha cka ka thënë, ajo shkonte në emigrim dhe vinte shtatëzanë. Unë e njoh mirë se cili është kushëriri im, ai ishte i sëmurë por Zylfien kurrë nuk e ka prekur me dorë. Familjarët e saj me kanë kërcënuar me jetë.

Enkel Lame( vëllai i Zylfies): Kam ardhur nga Italia për të nxjerrë të vërtetat e motrës time, ata janë mashtruesa,nuk është e vertete qe i kam kërcënuar, të hapen tabulatet telefonike.

Zylfie Lame: Jam e gatshme të bëj testin e ADN-s, nëse del që janë gënjeshtra atëherë do i vras me duart e mia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb