Po numërohen kutitë e fundit në Parkun Olimpik të votave të ardhura nga Greqia dhe ankthi është i madh për Qarkun Lezhë, pasi mund të kemi një përmbysje të rezultatit, që aktualisht është 4:3 për PD ndaj PS.

Në një video duken qartë se një pjesë e demokratëve që janë vëzhgues, po debatojnë me kreun e KQZ-së, Celibashi. Ata hedhin pretendime se janë shtuar rreth 50 vota në Qarkun e Lezhës.

Sipas demokratëve, KQZ ka informuar deputetët se kanë mbetur edhe 622 vota për t’u numëruar, ndërsa tani dalin 671. Po numërohen 2 kutitë e fundit…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb