Përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë hyrë pak më parë brenda rrethimit të truallit ku më parë ngrihej Teatri Kombëtar.

Mësohet se ky veprim është marrë në shenjë simbolike. Artistët thonë se kanë hyrë për të mbjellë tre pemë: Një për Teatrin e shembur, 1 për Europën dhe një për SHBA-të. Mbjellja e pemëve është simbolikë që kujton 30 vjetorin e hyrjes së shqiptarëve në ambasadat e huaja.

Qëllimi i hyrjes së tyre ishte ngritja e flamurit të rrëzuar ditën e shembjes së Teatrit më 17 maj, flamur që mbeti nën rrënoja e u mor nga artistët. Ata thonë se duan ta ngrenë pikërisht aty ky ishte flamurin kombëtar.

Policia nga ana tjetër, shihet se nuk i ka penguar, por ka nisur të filmojë veprimet e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb